image Zhvillimet politike në Shqipëri dhe Kosovë, Meta e pret Thaçin në Presidencë

Politikë

Zhvillimet politike në Shqipëri dhe Kosovë, Meta e pret Thaçin në Presidencë

news image

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur sot në takim homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi.

Presidenti Thaçi ka deklaruar dje në media se kishte shkuar në Shqipëri për një vizitë miqësore, për të takuar liderët politikë për shkak edhe të zhvillimeve të fundit politike në të dy vendet fqinje.

Kujtojmë se kjo është vizita e parë pas hapjes së kufirit mes dy vendeve, për shkak të pandemisë së COVID-19.

Ndërkohë, të dy vendet, ndodhen në një klime të “nxehtë” politike, Kosova për shkak të ndryshimeve që solli qeveria e re, Shqipëria për shkak të debateve për reformën zgjedhore./Gazeta Sinjali/