image Zhvillimet e fundit në Ukrainë

Botë

Zhvillimet e fundit në Ukrainë

news image

Luftimet në Ukrainë nga forcat ruse kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme, ku është raportuar po ashtu për disa viktima.

Gjatë ditës së sotme SHBA ka paralajmëruar se forcat ruse kanë rrethuar shumë qytete të Ukrainës, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

Kurse, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka paralajmëruar se furnizimet me ushqim dhe gjëra të tjera janë duke u zvogëluar.

Rusia ka thënë se do të hapë korridore humanitare midis Ukrainës dhe Rusisë ndërsa bisedimet e paqes midis ministrave të jashtëm rus dhe ukrainas në Turqi patën pak përparim dhe presidenti francez Emmanuel Macron tha se ai sheh pak mundësi që bisedimet të çojnë në një armëpushim së shpejti.

Qeveria e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kanë shprehur sërish shqetësimin se Rusia mund të përdorë armë kimike ose biologjike dhe ekspertët ekonomikë kanë parashikuar se ekonomia e Rusisë do të tkurret deri në 15% ndërsa sanksionet vazhdojnë të dëmtohen.

/GazetaSinjali/