image Zhvillimet e fundit në ditën e tretë të luftimeve Rusi - Ukrainë

Botë

Zhvillimet e fundit në ditën e tretë të luftimeve Rusi – Ukrainë

news image

Sot është dita e tretë e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, transmeton Sinjali.

Deri tani, sipas autoriteteve ukrainase, janë vrarë rreth 198 persona, në mesin e tyre edhe tre fëmijë.

Këto janë zhvillimet e fundit:

  • Pati luftime brenda dhe përreth Kievit gjatë natës. Ushtria e Ukrainës tha se zmbrapsi forcat ruse pranë bazës së saj në një rrugë kryesore të qytetit
  • Një bllok banimi në Kiev është goditur dhe ka pësuar dëme të rënda
  • Në mëngjes, presidenti Zelensky postoi një video të tijën përpara monumenteve të qytetit, duke mohuar raportet se ai kishte urdhëruar një dorëzim dhe duke u zotuar se Ukraina do të mbrohej
  • Ministria ruse e mbrojtjes tha se forcat e saj kishin kontrollin e qytetit juglindor të Melitopolit – por një ministër i Mbretërisë së Bashkuar i tha BBC-së se ishte skeptik ndaj pretendimit.
  • Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey, thotë se Mbretëria e Bashkuar dhe 25 vende të tjera kanë rënë dakord të ofrojnë armë për Ukrainën.
  • Ministria e shëndetësisë tha se 198 ukrainas ishin vrarë deri më tani, duke përfshirë dy fëmijë, dhe më shumë se 1,000 ishin plagosur.
  • Polonia ka refuzuar të luajë një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës kundër Rusisë në Moskë në mars – federata e saj e futbollit tha se ishte “koha për të vepruar”.
  • OKB vlerëson se 100,000 njerëz kanë ikur nga Ukraina në 48 orët e fundit

/GazetaSinjali/