image Zhvillime të reja: Një e treta e pacientëve Covid-19 zhvillojnë mpiksje të rrezikshme të gjakut

Botë

Pandemia/ Zhvillime të reja: Një e treta e pacientëve Covid-19 zhvillojnë mpiksje të rrezikshme të gjakut

news image

Deri në 30% e pacientëve të sëmurë rëndë me koronavirus, po zhvillojnë mpiksje të rrezikshme të gjakut, sipas ekspertëve mjekësorë.

Ata thonë se mpiksjet, të njohura edhe si trombozë, mund të kontribuojnë në numrin e njerëzve që vdesin.

Pacientët në të gjithë botën po preken nga shumë komplikime mjekësore të virusit, disa prej të cilave mund të jenë fatale.

Në mars, pasi koronavirusi ishte përhapur në të gjithë globin, mjekët filluan të shohin nivele shumë më të larta të mpiksjes tek pacientët në spital nga sa prisnin normalisht.

Virusi ka rritur gjithashtu raste të trombozës së venave të thella, mpiksje gjaku që zakonisht gjenden në këmbë, e cila mund të jetë e rrezikshme për jetën kur shpërthen dhe ngjitet në mushkëri, duke bllokuar enët e gjakut.

‘Probleme serioze’

Artisti Brian McClure u dërgua me urgjencë në spital muajin e kaluar nga pneumonia e shkaktuar nga koronavirusi. Por menjëherë pasi mbërriti, ai pati një skanim që tregonte se ishte në një luftë më të madhe për jetën e tij.

“Unë shkova për një ekzaminim të mushkërive, por zbuluan mpiksje gjaku në mushkëri. Më thanë që ishte shumë e rrezikshme,”- tha ai. Tani ai po vazhdon shërimin në shtëpi.

“Studimet më të fundit tregojnë se gati gjysma e pacientëve Covid-19 nën kujdes intensive, kanë emboli pulmonare ose mpiksje gjaku në mushkëri.”- tha Roopen Arya, profesor i trombozës dhe hemostazës në ‘King’s College Hospital’, në Londër.

Ky ndryshim në gjak është rezultat i inflamacionit të rëndë në mushkëri, një përgjigje natyrore e trupit ndaj virusit.

Sipas mjekëve, mpiksja e gjakut mund të shkaktojë edhe atak kardiak./ Gazeta Sinjali/