image Zhgënjen edhe Shqipëria – barazon me Andorrën

Futboll

Sport/ Zhgënjen edhe Shqipëria – barazon me Andorrën

news image

Ishte menduar se Shqipëria sonte do të këtë një punë të lehtë me Andorra, megjithatë Andorra ia doli që të barazoi dhe të kthehet në shtëpi me një pikë

Shqipëria nuk ka arritur që ta mund Andorrën në Elbasan pasi që ndeshja ka përfunduar me rezultat të barabartë 2-2.

Ishte sulmuesi Bekim Balaj që shënoi në minutën e 6-të te ndeshjes me kokë pas një asistimi të mirë të Odise Roshit.

Shqipëria pati raste të mira në pjesën e parë por nuk i konkretizuan, ndërkohë që Andorra me anë të një kundërsulmi arriti që të barazon në minutën e 18-të me Cristian Martinez.

I njëjti lojtar shënon me të filluar pjesa e dytë pasi që në minutën e 48-të shërbehet mirë nga Jordi Alsez për ta kaluar në epërsi Andorrën.

Shqipëria barazon rezultatin në minutën e 55-të me anë të Rej Manaj. Në fund rezultati përfundon me rezultat 2-2, derisa Shqipëria e pret Francën në stadiumin e ri të dielën dhe me shumë gjasë do ta përfundojë kampanjën për në Euro 2020 në vendin e katër të grupit H.