image Zhegrova konfirmon lëndimin, mungon dy ndeshjet e ardhshme të Kosovës

Futboll

Zhegrova konfirmon lëndimin, mungon dy ndeshjet e ardhshme të Kosovës

news image

Edon Zhegrova edhe zyrtarisht do të mungojë për sfidën e sotme ndaj Irlandës Veriore.

Kosova do ta zhvillojë sonte ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve, por do të përballet me një mori mungesash

Pas suspendimeve të Aro Muric e Fidan Aliti të cilët do të mungojnë sonte pasi u ndëshkuan me të kuq në ndeshjen e kaluar ndaj Greqisë, edhe Edon Zhegrova ka konfirmuar se nuk do të luajë as sonte dhe as të dielën ndaj Greqisë.

Kam pësuar një lëndim të lehtë dhe nuk do të jem në gjendje të luaj në dy ndeshjet e radhës. Ndjehem keq për këtë, isha i emocionuar për këto ndeshje, por ky është futbolli. I uroj fitore bashkëlojtarëve në këto dy ndeshje dhe shihemi herën tjetër. Dua të falënderoj të gjithë përkrahësit për mbështetjen e madhe”, shkroi Zhegrova në profilin e tij në Instagram.

/GazetaSinjaliSport/