Edon Zhegrova debutoi me Lille në Ligue 1 ndaj gjigantit francez, PSG, shkruan Sinjali Sport.
Parisi arriti të triumfojë me rezultat të thellë 1-5, duke e deklasuar kampionin në fuqi francez.
Zhegrova në këtë takim debutoi për vendasit, duke u inkuadruar në minutën e 86-të, por që nuk pati shumë kohë ta tregoj talentin.
Pas ndeshjes duke shkuar në zhveshtor në tunel, Zhegrova e pyeti Leo Messin për t’i shkëmbyer fanellat.
Mirëpo, argjentinasi i tregoi që më herët i kishte premtuar Angel Gomesit se do të shkëmbejnë.