image Zhdukja e mostrave të Deharit, Musliu – Haxhiut: Mos kukat, por jep dorëheqje

Politikë

Zhdukja e mostrave të Deharit, Musliu – Haxhiut: Mos kukat, por jep dorëheqje

news image

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka kërkuar dorëheqje ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pasi ajo njoftoi se janë zhdukur provat e ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari, në Laboratorin e Toksikologjisë.

Musliu thotë se nuk ka justifikime më. Shtoi se ‘LVV-ja e ka terrorizuar një popull duke abuzuar me rastin e Astriti derisa ka ardhur në pushtet’.

“Znj. Haxhiu lej lojërat mos kukat mos u viktimizo po jep dorëheqje. Një popull e keni terrorizu duke abuzuar me rastin e Astritit deri sa keni ardhë në pushtet. Nuk ka justifikime më.
Nëse ke veç pak ndjeshmëri e pak moral jep dorëheqje”, shkroi ajo në rrjetin e saj social Facebook.

/GazetaSinjali/