Ish-kryeprokurori Sylë Hoxha ka thënë se ishte e papritshme dhe e pakuptueshme se si kanë mundur të zhduken mostrat në rastin e Astrit Deharit.
Hoxha tha se është befasuar kur ka dëgjuar diçka të tillë.
Ai beson se hetimet e mëtutjeshme do të mund ta zbardhin këtë çështje.
“Si qytetar u befasova, dhe për mua bile ishte diçka e papritshme dhe e pakuptueshme. Nuk e di qysh kanë mund të zhduken, sigurisht hetimet e mëtutjeshme që do të bëhen sigurisht do ta zbardhin atë çështje.
Nuk kam pas njohuri për diçka të ngjashme dhe për mu ishte thjesht diçka befasuese”, tha ai për T7.