image "Zhdukja" e 2 milionë eurove/E konfirmon edhe Prokuroria Speciale: Kadri Shala gjendet në ndalim policor

Drejtësi

“Zhdukja” e 2 milionë eurove/E konfirmon edhe Prokuroria Speciale: Kadri Shala gjendet në ndalim policor

news image

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se sot ka lëshuar aktvendim për ndalimin e personit të arrestuar, të dyshuarit Kadri Shala, me dyshimin se ka qenë i përfshirë në rastin e keqpërdorimit të transferimit të dyshimtë të mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, raporton Gazeta Sinjali.

“Prokuroria Speciale njofton se do të ndërmerren të gjitha veprimet përkatëse ligjore brenda afateve të përcaktuara me ligj”, thuhet në njoftimin e kësaj prokurorie.

Gazeta Sinjali raportoi sot se kjo masë i është vendosur në kohëzgjatje për 48 orë.

Shala u intervistua sot nga Policia e Kosovës, departamenti i Krimeve Ekonomike, pas vetëdorëzimit në polici.

Pas intervistimit, avokati i tij Asman Hoxha tha se klienti i tij kishte udhëtuar për në Turqi për një kohë të shkurtër, për t’u kthyer sot në Kosovë./Gazeta Sinjali/