image Zhduket trajneri shqiptar, Gjermania nis hetimet

Futboll

Sport/ Zhduket trajneri shqiptar, Gjermania nis hetimet

news image

Gjermania ka nisur hetimet për trajnerin shqiptar Fali Ramadani, i cili ka një kohë që është zhdukur.

Ramadani, i cili drejton kompaninë e madhe të menaxhimit të talenteve “Lian Sports”, njihet si njëri prej menaxherëve më të fuqishëm në Evropë.

Nën menaxhimin e Ramadanit kryesisht janë futbollistët serbë, derisa së fundmi ai transferoi Luka Jovicin në skuadrën e Real Madridit.

Megjithatë, kohëve të fundit është raportuar për disa parregullsi të transferimeve që ka finalizuar Ramadani, duke përfshirë këtu edhe moshën e re të futbollistëve, kryesisht atyre serbë.

Në fillim, ai i shet te një klub mesatar si Apollon Limassol, në rastin e Jovic dhe më pas pa u aktivizuar fare, ai i shet sërish te një klub më i mirë si në rastin e Jovic te Benfica.

E gjitha kjo për të fituar më shumë para te llogaritë e tij bankare që sipas mediave i ka në Qipro, Maltë dhe Karaibe.

Siç raporton “Der Spiegel“, Fali Ramadani, nuk ka dhënë asnjëherë intervista dhe është shfaqur shumë rrallë në publik.

Aktualisht dyshohet se ai ndodhet në Karaibe./Gazeta Sinjali/