image Zhduket për herë të dytë një 20-vjeçare nga Klina, herën e parë u gjet duke ia vënë flakën vetes

Sociale

Zhduket për herë të dytë një 20-vjeçare nga Klina, herën e parë u gjet duke ia vënë flakën vetes

news image

Donisa Berisha, 20-vjeçare nga fshati Volljakë i Klinës është larguar nga shtëpia mëngjesin e të premtes dhe askush nuk di më asgjë për fatin e saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Babai i saj, Milazim Berisha, tha për Gazetën Sinjali se me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Ai thotë se banorët e fshatit e kishin njoftuar se Donisa gjendet te Ujëvara e Mirushës, por se kur kishte shkruar aty nuk e kishte gjetur atë.

Gazeta Sinjali e ka kontaktuar zëdhënësin e policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova lidhur me këtë rast.

Rugova tha se deri tani nuk kanë ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e saj dhe se policia është duke i zhvilluar hetimet rreth këtij rasti, në koordinim me prokurorinë.

“Rastin në polici e ka lajmëruar babai i saj më datë 19.6.2020. Policia i ka marrë të gjitha informacionet lidhur me rastin dhe është duke zhvilluar hetimet në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore në Pejë. Deri më tani nuk kemi informacione për vendndodhjen e saj”, tha Rugova.

Gazeta Sinjali mëson se 20-vjeçarja e cila është me aftësi të kufizuara ishte larguar nga shtëpia edhe vitin e kaluar. Madje, policia e kishte gjetur duke tentuar t’ia vë flakën vetes.

Këtë për Gazetën Sinjali e konfirmoi edhe babai i saj.

“Po, e vërtetë, por kjo ka më shumë se një vit që ka ndodhë, tash nuk e dimë se ku është, nuk e kemi gjetë ende”, tha Berisha./Gazeta Sinjali/