image Zhduket një vajzë në Podujevë, babai e raporton në polici

Siguri

Zhduket një vajzë në Podujevë, babai e raporton në polici

news image

Pothuajse çdo ditë është duke u raportuar për ndonjë person të zhdukur në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Vetëm në fillim të muajit nëntor janë raportuar pesë raste të zhdukjes në vend, ndërsa viktima më të shpeshta të kësaj ndodhie janë ato të gjinisë femërore.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet në policinë e Podujevës se edhe dje është zhdukur një person në rrugën “Xhafer Meta” në Podujevë.

Sipas këtyre burimeve e zhdukur është një vajzë e nacionalitetit ashkali, për të cilën babai i saj ka raportuar në polici se nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj që nga momenti kur ajo ka dalë nga shtëpia, para 24 orëve.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar në lidhje me këtë rast./Gazeta Sinjali/