image Zhduket një vajzë në Kaçanik, familja po e kërkon qe 3 ditë

Siguri

Zhduket një vajzë në Kaçanik, familja po e kërkon qe 3 ditë

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 2 shtator rreth orës 16:00 është zhdukur një vajzë nga fshati Begracë i Kaçanikut, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka lajmëruar dje në polici babai i saj, i cili kishte thënë se ajo ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Më datë 05.09.2020 rreth orës 16:40, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare nga data 02.09.2020 kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raportin e Policisë./Gazeta Sinjali/