Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se një vajzë në Gjilan është larguar nga shtëpia e saj.
Rastin në Polici e ka paraqitur vëllau i saj, i cili thotë se motra e tij vuan nga depresioni.
Siç thotë ai, largimin nga shtëpia, ajo e ka përsëritur edhe herave tjera.
Sipas Policisë, rasti vazhdon të hetohet.