Ky vit ka shënuar një numër të madh të rasteve të personave të zhdukur, të raportuar nga familjarët e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.
Disa nga këta të zhdukur janë gjetur e disa ende vazhdojnë të kërkohen.
Gazeta Sinjali merr vesh se një vajzë e mitur nga fshati Dobrosh i Vitisë është raportuar e zhdukur dje nga vëllai i saj.
Sipas burimeve nga policia, Gazeta Sinjali merr vesh se vëllai i saj është deklaruar se e mitura është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.