Një baba ka raportuar në polici se i ka humbur vajza e tij.
Gazeta Sinjali mëson se ai u ka thënë hetuesve policorë se ajo është e moshës së mitur.
Ai ka bërë të ditur se e bija e tij është larguar nga shtëpia dje rreth orës 18:00 dhe nuk është kthyer më.
Që nga ajo kohë familja nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen dhe gjendjen shëndetësore të saj./Gazeta Sinjali/