image Zhduket një vajzë e mitur në Gjakovë

Siguri

Zhduket një vajzë e mitur në Gjakovë

news image

Një person nga Gjakova ka raportuar se vajza e tij e mitur është zhdukur gjatë ditës së djeshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Babai i vajzës, i cili e ka raportuar rastin ka deklaruar se vajza është larguar nga shtëpia, rreth orëve të mbrëmjes.

Policia ka nisur hetimet për këtë rast./Gazeta Sinjali/