Dje rreth orës 10:00, në Stacionin e Policisë në Prizren është raportuar për një person të zhdukur, shkruan Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë atje kanë bërë të ditur se një femër e nacionalitetit rom ka raportuar se bashkëshorti saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Sinjali merr vesh se në lidhje me këtë rast policia i ka filluar menjëherë hetimet.
Sot në mëngjes, Gazeta Sinjali ka raportuar edhe për një person të zhdukur në Han të Elezit, ndërsa dje për tri femra nga qytete të ndryshme të Kosovës.