image Zhduket një 17 vjeçare në Ferizaj, dyshohet se halla e dërgoi në Mal të Zi

Siguri

Zhduket një 17 vjeçare në Ferizaj, dyshohet se halla e dërgoi në Mal të Zi

news image

Një person nga Ferizaj është ankuar dje në stacionin e policisë së këtij qyteti se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Gazeta Sinjali merr vesh se vajza e zhdukur është 17 vjeçare dhe se dyshohet që halla dhe bashkëshorti i saj e kanë marrë dhe e kanë dërguar në Mal të Zi.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Po, dje një person është ankuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Ai dyshon se motra e tij së bashku me bashkëshortin e saj e kanë marrë vajzën dhe e kanë dërguar në Malin e Zi”, ka thënë Gashi.

Gashi gjithashtu ka thënë se tashmë kanë nisur të gjitha procedurat dhe se rasti është duke u hetuar.

/GazetaSinjali/