Një person nga fshati Sllatinë në Fushë Kosovë që nga 27 nëntori i këtij viti nuk di për fatin e vëllait të tij, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë në Prishtinë kanë bërë të ditur se një person është ankuar në polici se vëllai i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet se ku ndodhet që nga ajo ditë.
Rastet e personave të zhdukur janë bërë fenomen në Kosovë dhe nuk kalon një ditë që nuk raportohet për ndonjë person të zhdukur.