Sot rreth orës 13:10 në stacionin policor në Gjilan një person ka raportuar se i është zhdukur djali, njoftojnë sinjalizuesit e Gazetës Sinjali.
Sipas ankuesit (A.L 47-vjeçar), djali i tij (B.L 17-vjeçar) dje rreth orës 09:00 ka dalë nga shtëpia dhe që nga atëherë nuk është kthyer e as nuk është lajmëruar fare.
Personi i zhdukur është i gjatë 1.70 cm, me trup mesatar, flokët verdh/ari , sytë ngjyrë të zezë (rrobat e veshura: pantallona të zeza, bluzë të portokalltë dhe xhaketë të zezë).
Siç njoftojnë sinjalizuesit, babai i të miturit dyshon se ky i fundit ka dalë me një vajzë dhe prej atij momenti nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij.
Lidhur me rastin është informuar Prokurorja e Shtetit, e cila ka urdhëruar që të iniciohet rasti.
Rasti shkon në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/