Rastet e personave të humbur në Kosovë po shënojnë rritje dita-ditës, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë është raportuar edhe dje në Fushë-Kosovë.
Sinjali mëson se një djalë ka raportuar në polici se i ka humbur nëna.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se ai ka deklaruar se e ëma e tij vuan nga problemet mendore.
Ai ka thënë se ajo ka dalë nga shtëpia, që gjendet në rrugën “Besa Besë” në Fushë-Kosovë dhe nuk është kthyer më./Gazeta Sinjali/