Është zhdukur një grua me probleme psiqike në Fushë Kosovë.
Siç njofton Policia, dikush ka njoftuar se ajo ka dalë nga shtëpia para dy ditësh në mesditë dhe nuk dinë gjë për vendndodhjen e saj.
“Fushë Kosovë 28.07.2020 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar raporton se nëna e tij viktima femër kosovare me probleme psikike, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raport. /Gazeta Sinjali