image Zhduket një e mitur në Prishtinë, familja e di arsyen

Siguri

Zhduket një e mitur në Prishtinë, familja e di arsyen

news image

Një e mitur nga Prishtina, më saktësisht nga rruga “Xhavit Ahmeti”, është zhdukur mbrëmjen e së dielës, megjithatë, familja e di arsyen, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit tregojnë se familja, megjithatë nuk e di vendndodhjen e së bijës, derisa rastin e ka raportuar babai i saj.

Sipas babait, ashtu siç mëson Sinjali, vajza e tyre është larguar pasi kishte publikuar disa fotografi në rrjete sociale. Kur fotografitë i kishte vërejtur djali i tyre – vëllai i saj, e kishte thirrur në telefon dhe i kishte thënë se babai “ka për ta qortuar”.

Nga ai moment, vajza është zhdukur, derisa Policia i ka nisur hetimet. /Gazeta Sinjali/