image Zhduket një e mitur në Gjakovë - Sinjali

Zhduket një e mitur në Gjakovë

news image

Një vajzë e mitur nga fshati Orizë e Gjakovës është raportuar e zhdukur dje në mesditë, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastin në polici e ka raportuar babai i saj, i cili zyrtarëve policorë iu ka thënë se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri më për vendndodhjen e saj.

Ndërkaq, sipas policisë rasti është iniciuar si “Person i zhdukur” dhe kanë filluar hetime për zhdukjen e saj./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin