Është raportuar në polici se një e mitur në Fushë Kosovë është zhdukur gjatë ditës së diel, raporton Gazeta Sinjali.
Siç bëhet e ditur nga policia, rastin e ka raportuar babai i të miturës, i cili ka thënë se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Në lidhje me këtë rast është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti është nën hetime.
Ngjarja ka ndodhur gjatë së dielës rreth orës 07:00, në Fushë Kosovë./GazetaSinjali/