image Zhduket një djalë nga Prishtina, që pesë ditë nuk dihet për fatin e tij

Siguri

Zhduket një djalë nga Prishtina, që pesë ditë nuk dihet për fatin e tij

news image

Policia e Kosovës ka bërë të ditur në raportin 24-orësh se një djalë nga Prishtina është zhdukur, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastin në polici e ka raportuar nëna e të zhdukurit, e cila zyrtarëve policorë iu ka thënë se ai ka dalë nga shtëpia më datë 05 të këtij muaji dhe nga ajo ditë nuk dinë më asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas policisë, rasti është duke u hetuar./GazetaSinjali/