image Zhduket që katër ditë një burrë në Klinë

Siguri

Zhduket që katër ditë një burrë në Klinë

news image

Një djalë nga fshati Sferkë i Klinës ka raportuar në polici se ditë më parë babai i tij është zhdukur, shkruan Gazeta Sinjali.

Djali zyrtarëve policorë iu kishte thënë se babai i tij kishte probleme psikike dhe kur ka dalë nga shtëpia me datë 15 dhjetor, i njëjti nuk është kthyer më.

Rasti në Polici është iniciuar si “Person i zhdukur” dhe është ende nën hetime./GazetaSinjali/