image Zhduket një 56-vjeçar nga Vushtrria, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur

Siguri

Zhduket një 56-vjeçar nga Vushtrria, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur

news image

Një 56-vjeçar nga Vushtrria, Driton Strana, është raportuar në Polici si i zhdukur, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka njoftuar për Gazetën Sinjali se ai është raportuar i zhdukur nga data 9 shkurt dhe se janë në kërkim të tij.

“Po ai është në kërkim. Driton Strana është në kërkim të Policisë, ende nuk ka ndonjë të re”, tha Zahiti për Sinjalin.

Kurse familjarët kanë dërguar në adresë të Sinjalit një fotografi të tij ku edhe kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij.

Ata kanë bërë thirrje ndaj të gjithë atyre që kanë informacione, të thërrasin në këta numra kontaktues: 044 381 655 dhe 044 830 830./Gazeta Sinjali/