image Zhduket Ebola në Guine

Botë

Zhduket Ebola në Guine

news image

Një shpërthim i Ebolas në Guine është çrrënjosur me sukses, deklaroi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sëmundja ishte kthyer në vend në mes të shkurtit të këtij viti pasi tre persona u infektuan në Gouecke, një qytet në rajonin jug-lindor të Nzerekore.

16 njerëz u infektuan në total, nga të cilët 12 vdiqën, raporton The Economist.

Përhapja e mëparshme të Ebolës në Nzerekore, e cila shkoi deri në Liberi dhe Sierra Leone, përfundoi në vitin 2016.

Midis 2013 dhe 2016 më shumë se 11,000 njerëz vdiqën në epideminë e Ebolas në Afrikën Perëndimore, e cila filloi në Guinea./Gazeta Sinjali/