image Zhduket adoleshenti shqiptar, i dërgon mesazh babait: Mos më kërko më

Rajon

Shqipëri/ Zhduket adoleshenti shqiptar, i dërgon mesazh babait: Mos më kërko më

news image

“Mos më kërko më se nuk kthehem”. Këtë mesazh ka marrë në telefonin e tij celular, Lutfi Terziu nga djali i tij adoleshent, Flogert Terziu, i cili prej ditës së djeshme rezulton i zhdukur.

Ai thotë se djali i tij adoleshent ishte nisur për në shkollë, por nuk është kthyer më në shtëpi. Flogert Terziu, 16 vjeç, është gjimnazist i vitit të dytë në shkollën e mesme të Klosit në Shqipëri.

“Nga ora 12:30 u nis për në shkollë dhe nuk është kthyer më. Kontaktova me mësuesin kujdestar dhe më tha që nuk ka ardhur në shkollë. Kur erdha sot në mëngjes, sot i kishte lënë librat në një dyqan”, thotë babai.

Lutfi Terziu, i cili punon si polic privat në Klos, thotë se djali i tij nuk ka pasur asnjë problem.

“Unë nuk e di, mendje adoleshenti. Ai më ka çuar mesazh mua: “Jam në Tiranë-Durrës, babi mos më kërko më se nuk kthehem”. Menjëherë familjarët kanë njoftuar policinë, e cila ka nisur edhe kërkimet për gjetjen e adoleshentit.