image Zhduken dy persona, një djalë në Lipjan dhe një mërgimtar në Kaçanik

Siguri

Zhduken dy persona, një djalë në Lipjan dhe një mërgimtar në Kaçanik

news image

Në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës ka bërë të ditur për dy raste të personave të zhdukur, njëri në Lipjan dhe tjetri në Kaçanik.

Në fshatin Sllovi të Lipjanit dy ditë më parë një nënë është ankuar në polici se djali i saj ka dalë nga shtëpia dhe më nuk është kthyer. Ajo ka treguar se nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e tij.

Ndërkaq, rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Vatë të Kaçanikut, ku një burrë ka raportuar në Polici se që nga data 1 shtator  një person ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer më. Burri ka raportuar se viktima jeton në Austri dhe në Kosovë kishte ardhur për pushime.

Policia ka bërë të ditur se rastet janë duke u hetuar. /GazetaSinjali/