image Zhduken dy gazetarët që raportonin për të vërtetën rreth koronavirusit në Kinë - Sinjali

Botë/ Zhduken dy gazetarët që raportonin për të vërtetën rreth koronavirusit në Kinë

news image

Derisa Kina po vazhdon të jetë në gjendje alarmante për shkak të koronavirusit, në Wuhan, aty ku është edhe epiqendra e virusit, janë zhdukur dy gazetarë.

Të dy gazetarët, Fang Bin dhe Chen Qiushi, po përpiqeshin të tregonin të vërtetën mbi atë që po ndodhte në qytetin e Wuhanit, raportojnë mediat e huaja.

Të dy kishin postuar video në internet, fotografi dhe histori dramatike për ndodhitë brenda qytetit të ku shpërtheu koronavirusi. Mirëpo, të dy janë zhdukur pa lënë gjurmë.

Fang Bin, i kishte postuar videot e tij të para për virusin më 25 janar në Youtube, kanal ky i cili është i ndaluar në Kinë.

Deri tani raportohet për 1 mijë e 400 persona të vdekur në Kinë nga virusi vdekjeprurës./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: