image Zhduken 3 persona brenda 24 orëve në Kosovë

Siguri

Zhduken 3 persona brenda 24 orëve në Kosovë

news image

Çdo ditë e më tepër po raportohen persona të zhdukur, të cilët ikin nga shtëpia dhe nuk dihet më tutje për fatin e tyre. Përkundër përpjekjeve të policisë dhe qytetarëve që t’u dalin në ndihmë, shumë prej këtyre personave nuk e gjejnë rrugën e kthimit për në shtëpi, për arsye të ndryshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali merr vesh se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar tre raste të personave të zhdukur, për të cilët ende është e panjohur vendndodhja e tyre.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Policisë bëjnë të ditur se këto raste janë raportuar në Fushë Kosovë, Pejë dhe Gjakovë.

Të tre rastet kanë të bëjnë me raportimin e zhdukjes së vajzës dhe djalit, ku prindërit i janë drejtuar policisë për ndihmë. /GazetaSinjali/