Kombëtarja e Anglisë po përballet me Danimarkën në kuadër të gjysmëfinales së Kampionatit Evropian, shkruan Sinjali Sport.
Koha e rregullt nuk mjaftoi edhe në këtë përballje për ta vendosur fituesin, pasi në 90-të minuta lojë, dy reprezentacionet shkuan në vazhdime.
Tre luanët kanë kaluar në avantazh në pjesën e parë të vazhdimeve me rezultat 2-1.
Harry Kane ka shënuar nga kthimi i topit prej humbjes së penaltisë në minutën e 104-të.
WEMBLEY QUI EXPLOSE SUR LE BUT D’HARRY KANE ????????????????????????????????#TheWaySport pic.twitter.com/Q1Ss9luWZ0
— TheWay (@theway_tv) July 7, 2021
Nëse as në 30 minutat e vazhdimeve nuk përcaktohet fituesi, atëherë do kemi penalti.
Simon Kjaer shënoi autogol për “tre luanët” në minutën e 38-të, pas asistimit të Bukayo Sakas.
Mikel Damsgaard me një super gol nga goditja e lirë, kaloi mysafirët në epërsi.
Në stadiumin “Wembley” po zhvillohet ky takim. /Gazeta Sinjali Sporti/