image Zhbllokimi i fondeve të MCC-së për Kosovën, reagon kryeministri Hoti

Politikë

Zhbllokimi i fondeve të MCC-së për Kosovën, reagon kryeministri Hoti

news image

Kryeministri i sapozgjedhur Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas vendimit të Milenium Challenge Corporation (MCC) për të zhbllokuar fondet për Kosovën dhe vazhdimin e programit të saj në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Hoti ka thënë se e mirëpret këtë vendim të MCC-së, transmeton Gazeta Sinjali.

“Qeveria e Kosovës mirëpret vendimin e MCC-së për zhbllokimin e fondeve dhe vazhdimin e implementimit të programit të saj, si dhe zhvillimit të programit kompakt të propozuar për Kosovën”, ka shkruar ai.

Kujtojmë, se MCC kishte bllokuar investimet e saja në Kosovë pas refuzimit të qeverisë së Kosovës për të hequr taksën ndaj mallrave serbe. Një vendim i tillë i MCC-së ishte marrë gjatë kohës së Qeverisjes Kurti./Gazeta Sinjali/