image Mustafa pas zhbllokimit të fondeve të MCC-së për Kosovën: SHBA-të e mbajtën premtimin

Politikë

Mustafa pas zhbllokimit të fondeve të MCC-së për Kosovën: SHBA-të e mbajtën premtimin

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas vendimit të Milenium Challenge Corporation (MCC) për të zhbllokuar fondet për Kosovën, vendim ky që u mor pasi Qeveria Hoti hoqi reciprocitetin ndaj Serbisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbajtën premtimin ndaj Kosovës.

“SHBA-të e mbajtën premtimin. Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, MCC, riaktivizoi fondet për Kosovën, rreth 250 milion dollarë, pas vendimit të sotëm të Qeverisë Hoti. Ia destinoi shtetit të Kosovës, i cili sot, përmes një qeverie të përgjegjshme, iu rikthye miqësisë, besimit dhe partneritetit me SHBA-të dhe BE-në”, ka thënë Mustafa.

Sipas Mustafës, “po duket se MCC nuk u brengos shume për elegjitë populliste për konceptet e sovranitetit, të disa akterëve tanë politik. Në vend që të “vajtojnë” me ta, MCC tregoi besim ndaj Qeverisë Hoti dhe përkushtim për shtetin e Kosovës”, ka thënë ndër të tjera kreu i LDK-së.

Më tej, ai ka shtuar se sovraniteti i Kosovës është i lidhur në mënyrë jetike me miqtë e saj strategjik.

Kujtojmë, se MCC (Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit, agjenci qeveritare e SHBA-ve) kishte bllokuar investimet e saja në Kosovë pas refuzimit të qeverisë së Kosovës për të hequr taksën ndaj mallrave serbe. Një vendim i tillë i MCC-së ishte marrë gjatë kohës së Qeverisjes Kurti./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/posts/2967032760029608?__xts__[0]=68.ARCVg55pFkopamqJshlu4SHwUneeAaLJeOTJ9BZBXuEapIjBAa66DNiIu3THClnPLWZRFqpM9RJvVZxglLG-YzzpMgLLFu5ZXzTqvMgeIAjSSh9KNtdbNK7ytSUkxDR45La1lVDxLkSMcVng7Gncl5Ysa6F3kPKVCSPw83EwNNuLy7mjOLcdX2N5F72hIjGuhEXmtLgpGgtfAWdkEA75WydsEfVGV1fPLn0DdEpSeq6TbiMghiuo1nmdkuQUoUsmBXdDhPbgrmeo8MNr-pBUfz1Af-ywGb4FD1YHItHa_x6SFyYefNB0WW8INTBURHL_ew5cNf1nLjF8XHpitaxxug&__tn__=-R