image Zharku: Drejtësia më hyri në hak – s’jam i korruptuar

Drejtësi

Zharku: Drejtësia më hyri në hak – s’jam i korruptuar

news image

Ish-kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, ka folur për procesin gjyqësor që është duke u zhvilluar ndaj tij që nga viti 2008.

Unë akuzohem për një ndërtesë të cilën e ka marrë një ndërmarrje e përbërë nga luftëtarë dhe kam bërë kërkesën që në atë truall të bëhet një ndërtim dhe aty ka filluar e gjithë loja”, tha ai.

Në një intervistë në Klan Kosova, ai ka thënë se sistemi i drejtësisë i ka hyrë në hak sepse nuk është i korruptuar.

Po përballem me një situatë jashtëzakonisht të rëndë dhe të papërballueshme – vazhdimisht kjo në emër të drejtësisë. Po argumentohet çdo ditë se drejtësia në Kosovë është selektive dhe nuk është ë njëjtë për të gjithë. Po përballem me një situatë të krijuar nga UNMIK dhe EULEX, kurrë nuk kam menduar se mund të dënohet dikush me fjalë të rrugës apo thashetheme. Unë jam dënuar vetëm pse kam marrë pjesë në një takim me njerëz të gabuar dhe në kohë të gabuar”, tha ai.

Ai thekson se ligjin nuk e ka shkelur asnjëherë dhe shton se i ka mbrojtur qytetarët e Kaçanikut në çdo moment.

“Unë akuzohem për një ndërtesë të cilën e ka marrë një ndërmarrje e përbërë nga luftëtarë dhe kam bërë kërkesën që në atë truall të bëhet një ndërtim dhe aty ka filluar e gjithë loja”.

“Unë vetëm kam zbatuar ligjin. Kjo është absurde se si paskam mundur unë i vetëm ta bëj një vepër të tillë kur do të duhej të ishin të implikuar të gjithë zyrtarët e tjerë që merren me këtë fushë. Është absurde të akuzohet një kryetar komune për çështje të cilat duhet të kalojnë nëpër procedura ligjore”.

Sipas tij, këtu shihet se është një porosi për ta kompromentuar kryetarin e komunës dhe fatkeqësisht për t’i frikësuar investitorët.

Unë s’mund të përmend emra me saktësi. Zharku ua ka zënë rrugën atyre të cilëve janë marrë me kontrabande të ndryshme – zanafillën e ka për ndaljen e kazinove. Unë jam i vetmi kryetar komune që me një vendim të Kuvendit Komunal kemi marrë vendim për t’i ndaluar kazinotë”, shtoi tutje Zharku. /Gazeta Sinjali/