image Zgjerohet rrjeti i barrikadave, bllokohet edhe rruga në Soçanicë të Leposaviqit

Siguri

Zgjerohet rrjeti i barrikadave, bllokohet edhe rruga në Soçanicë të Leposaviqit

news image

Në disa pjesë të veriut të Kosovës kanë nisur bllokimet e rrugëve nga serbët e indinjuar me arrestimin e ish-policit serb, Dejan Pantiq, kanë vendosur barrikada në Rudarë afër Zveçanit, Leposaviq e zona të tjera.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se barrikada janë vendosur edhe në Soçanicë të Leposaviqit.

asas

Kujtojmë se Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për arrestimin e Pantiq.

Ai dyshohet se ka hedhur një shok-bombë gjatë incidenteve të fundit atje dhe kjo ka pasuar me barrikadimin e një rruge në Rudarë dhe zona tjera të veriut.

Kujtojmë se ditëve të fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës, por pa pasoja në njerëz.

Në orët e vona të 8 dhjetorit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një pjesëtar i saj është lënduar lehtë gjatë një sulmi të armatosur në veri.

Sulmi ka ndodhur pak orë pasi Policia e Kosovës ka shtuar prezencën e saj në atë pjesë të Kosovës.

/GazetaSinjali/