image Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Trumpi kërkon ndërprerje të numërimit të votave

Botë

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Trumpi kërkon ndërprerje të numërimit të votave

news image

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka bërë thirrje që të ndërpritet procesi i numërimit të votave, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Trump shkroi: “Ndaleni numërimin!”.

Por, pas këtij postimi, Facebook-u ia ka shoqëruar një shënim ku thuhet se votat janë duke u numëruar dhe një link ku jepen më shumë të dhëna për zgjedhjet.

Kësaj thirrje i është bashkëngjitur edhe përfaqësuesi special për dialogun Kosovë – Serbi dhe një ndër përkrahësit më besnikë të tij, Richard Grenell, i cili ka thënë në SHBA kanë votuar edhe të vdekurit dhe ata që nuk janë banorë të lokacioneve ku kanë votuar. /Gazeta Sinjali/