image Zgjedhjet në Veri, shefi i BE-së tregon çfarë diskutoi me kryetarin e KQZ-së

Politikë

Zgjedhjet në Veri, shefi i BE-së tregon çfarë diskutoi me kryetarin e KQZ-së

news image

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka zhvilluar takimin me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Siç bën të ditur Szunyog në këtë takim u diskutua për reformën e ligjit zgjedhor, si dhe për zgjedhjet e parakohshme në katër komunat veriore.

“I lumtur që takohem me Kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe diskutuam punën në zbatimin e reformës së ligjit zgjedhor si dhe çështjet aktuale lidhur me zgjedhjet e parakohshme lokale në veri. BE-ja do të vazhdojë mbështetjen për KQZ-në në harmonizimin e akteve nënligjore me ligjin e ri”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/