image Zgjedhjet në veri, ministri Krasniqi: Pas 24 shtatorit gjithçka është ndryshe

Politikë

Zgjedhjet në veri, ministri Krasniqi: Pas 24 shtatorit gjithçka është ndryshe

news image

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në konferencë për medie pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ka folur për zgjedhjet në katër komunat veriore.

Ai ka thënë se pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, gjithçka ka ndryshuar.

“Nga koha kur është nënshkruar Marrëveshja e Bratisllavës Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë disa veprime si zotim i atij diskutimi mes zëvendëskryeministrit dhe emisarit Lajçak, që të kontribuojë në qetësimin e situatës dhe krijimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Ne si Qeveri kemi thënë se jemi për mbajtjen e zgjedhjeve, por për të shkuar në zgjedhje duhet kaluar në një proces demokratik”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka folur edhe për masat ndaj Kosovës.

“Masat për Kosovën kanë qenë të padrejta atëherë e mbesin të padrejta edhe sot. Kosova ka bërë çkado që ka qenë në dorën e saj për mbështetjen e këtij procesi e Beogradi çfarë ka bërë? Ka dërguar një grup të terroristëve që të aneksojnë veriun e Kosovës. Për këdo që mendon se Kosova nuk ka bërë mjaftueshëm për shtensionimin e situatës, unë besoj se është mirë që të vlerësohet situata edhe njëherë drejt”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/