image Krasniqi uron Atiq: Do të angazhohemi si qeveri në mbështetje të kryetarit për përmbushjen e obligimeve

Politikë

Krasniqi uron Atiq: Do të angazhohemi si qeveri në mbështetje të kryetarit për përmbushjen e obligimeve

news image

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, e ka uruar Erden Atiq për zgjedhjen si kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut.

Ministri Krasniqi nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur si qeveri ata do ta mbështesin kryetarin për përmbushjen e obligimeve.

“Do të angazhohemi si qeveri në mbështetje të Kryetarit për përmbushjen e obligimeve dhe krijimin e kushteve sa më mira për qytetarët. Në shërbim të qytetarëve”, shkroi ai.

Përndryshe, gjatë konferencës për media të kryetarit të ri të komunës së Mitrovicës së Veriut, ministri Krasniqi deklaroi se është e rëndësishme që qytetarët e pjesës veriore të kenë shërbime cilësore.

“Secili veprim dhe vendim i kryetarit do të ketë mbështetjen e nivelit qendror – si qeveri dhe ministri jemi në mbështetje të të gjithë kryetarëve”, tha Krasniqi.

Erden Atiq kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje mori mbi 66 përqind të votave në zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat veriore.

/GazetaSinjali/