image Zgjedhjet në Veri, BE: Serbët të kthehen në institucione, Asociacioni të finalizohet sa më shpejtë

Politikë

Zgjedhjet në Veri, BE: Serbët të kthehen në institucione, Asociacioni të finalizohet sa më shpejtë

news image

Bashkimi Evropian ka thënë se zgjedhjet në katër komunat veriore janë mbajtur në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës.

Në të njëjtën kohë, BE-ja ka shprehur keqardhjen që jo të gjitha partitë dhe komunitetet e shfrytëzuan të drejtën e tyre demokratike për të marrë pjesë dhe votuar në zgjedhje.

“Këto zgjedhje nuk ofrojnë zgjidhje politike afatgjatë për këto komuna. Kjo mund të ndodhë vetëm përmes kthimit të përhershëm të serbëve të Kosovës në institucione dhe që Kosova ta mundësojë këtë kthim. Puna për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe duhet të finalizohet sa më shpejt që të jetë e mundur”.

“Është e domosdoshme që urgjentisht të rivendosim një situatë ku serbët e Kosovës të marrin pjesë aktivisht në qeverisjen lokale, policinë dhe gjyqësorin në veri të Kosovës. Për këtë ka nevojë urgjente për një dialog serioz ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe serbëve të Kosovës në veri. Deri më tani është bërë pak përparim. Prandaj, ne kemi nevojë që të dyja palët të luajnë rolin e tyre dhe të përmbushin angazhimet e tyre”.

/GazetaSinjali/