image Zgjedhjet në SHBA, republikanët protestojnë për procesin e numërimit

Botë

Zgjedhjet në SHBA, republikanët protestojnë për procesin e numërimit

news image

Procesi i numërimit duket se ka sjellë ndryshime rrënjësore në rezultatet e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kandidati për President të SHBA-së, Joe Biden ka kaluar ndjeshëm rezultatin e kandidatit, Donald Trump, duke kryesuar me 264 vota (mandate) në krahasim me presidentin aktual që ka 214 vota.

Numërimi në disa shtete vijon ende, ndërkohë që Biden doli mbrëmjen e djeshme në një deklaratë ku shpalli fitoren e parakohshme pasi doli në avantazh në dy shtetet vendimtare të Winconsit dhe Michiganit.

Një rezultat i tillë u kundërshtua nga kampi Trump, të cilët kanë kërkuar rinumërimin e votave në këto shtete, duke pretenduar se procesi nuk ka qenë i ndershëm.

Kurse, vijon numërimi në 6 shtete, në të cilët 4 kryeson Donald Trump dhe 2 të tjera Joe Biden, transmeton Gazeta Sinjali.

Në Pensilvani, ku aktualisht janë numëruar 89% të votave, Trump kryeson me 50.7% dhe Biden 48.1% të tyre.

Në Carolinën e Veriut janë numëruar 95% e votave, Trump ka marrë 50.1% të votave, ndërsa Biden 48.6%.

Në Nevada janë numëruar 86% të votave, Joe Biden 49.3% dhe Trump 48.7%.

Në Arizona  janë numëruar 84% e votave, Biden kryeson me 50.7% dhe Trump ka marrë vetëm 47.9%.

Në Alaskë, Trump është në avantazh me 62.9% të votave ndaj Biden që ka marrë vetëm 33%.

Në Georgia, Trump ka marrë 49.6% të votave, ndërsa Biden ka marrë 49.1%.

/Gazeta Sinjali/