image Zgjedhjet në Serbi, serbët lokal nisen nga Kosova për të votuar

Rajon

Zgjedhjet në Serbi, serbët lokal nisen nga Kosova për të votuar

news image

Sot në Serbi mbahen zgjedhjet parlamentare. Për të votuar rreth preferencave të tyre politike atje janë nisur edhe dhjetëra serbë nga Kosova.

Votuesit e parë nga Zubin Potok sot në orën 7 janë nisur drejt vendvotimeve në Serbinë Qendrore. Të drejtën e votës qytetarët e komunës së Zubin Potokut e ushtrojnë në vendbanimin Ribariq të komunës së Tutinit, raporton Kosovonline.

Shtatë autobusët e parë dhe një furgon u larguan nga stacioni i autobusëve në Leposaviq me serbët të cilët do ta shfrytëzojnë të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

/GazetaSinjali/