image Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut/ Në 11 vendvotime ka pasur ndërprerje të votimit

Rajon

Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut/ Në 11 vendvotime ka pasur ndërprerje të votimit

news image

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski në konferencën e sotme për shtyp tha se në gjithsej 11 vendvotime do të ketë kohë shtesë për të votuar.

Ndërkaq, në 6 vendvotime do të vazhdohet të votohet me metodë klasike të votimit për shkak se nuk ka kushte për votim biometrik.

“Në 11 vendvotime ka pasur ndërprerje me më shumë se një orë, që do të thotë vazhdon votimi. Me sprej dhe UV llambë votohet në 6 vendvotime, me vendim të KSHZ-së”, tha Dashtevski, raporton AlsatM, përcjell Gazeta Sinjali.

/GazetaSinjali/