image Zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë/ Mërgimtarët protestojnë para OKB-së në Zvicër

Evropë

Zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë/ Mërgimtarët protestojnë para OKB-së në Zvicër

news image

Disa mërgimtarë në Zvicër kanë protestuar sot para Pallatit të OKB-së në Gjenevë si shenjë pakënaqësie ndaj zgjedhjeve të 14 shkurtit, njofton Le Canton27.ch, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo protestë u organizua nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë (AEAG), të cilët për rreth një orë shfaqën kërkesën e tyre me moton “Du me votu”.

Po ashtu, protestuesit kërkuan nga OKB hetim ndërkombëtar ndaj sipas tyre “masakrimit” të votës dhe diasporës shqiptare nga KQZ.

“Po ashtu votimet me telefon ishin problematike, ku shumë persona janë bojkotuar nga KQZ.  Ka pasur sanksione nga ana e KQZ-së, ku mijëra persona nga diaspora janë ankuar se nuk kanë pranuar thirrje në telefon nga ana e KQZ-së, siç ju ishte premtuar”, deklaruan organizatorët e protestës.

Kërkesat kryesore e tyre ishte largimi i pengesave antidemokratike nga KQZ-ja, të cilat, sipas tyre, e përjashtojnë shumicën e mërgatës nga pjesëmarrja në zgjedhje.

“Të pranohen të gjitha fletëvotimet e dërguara me postë të cilat dërgohen para 14 shkurtit. Pra, të merret data e dërgesës parasysh dhe jo data e arritjes. Të pranohen ankesat e dërguara me e-mail në KQZ dhe PZAP dhe të zgjatet afati i pranimit të ankesave për personat që nuk janë aprovuar në listën e votuesve jashtë vendit”, ishin kërkesat tjera të diasporës./Gazeta Sinjali/