image Zgjedhje në kohë pandemie, ja pse fitorja e Vuçiqit nuk ishte befasi

Rajon

Zgjedhje në kohë pandemie, ja pse fitorja e Vuçiqit nuk ishte befasi

news image

Partia Përparimtare Serbe (SNS) e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq fitoi shumicën absolute në zgjedhjet e të dielës për parlamentin e ri.

Vuçiq vazhdon ta mbajë pushtetin pas tetë vitesh në postin e kryeministrit dhe presidentit të Serbisë.

“Në politikë jam prej një kohe të gjatë, por kurrë nuk e kam përjetuar një moment të tillë. Sonte kam fituar besim të madh nga populli në kushte kur pak njerëz kanë besuar. Morëm një paralajmërim të madh nga njerëzit se duhet të jemi më të përgjegjshëm, të kujdesshëm dhe të zellshëm”, tha Vuçiq mbrëmë pas rezultateve të votimeve.

Bojkoti i opozitës

Fillimisht, ishin sondazhet ato që e shpallën partinë e Vuçiç fituese me 60-62% të votave, ndërsa zyrtarisht mori 62,5% të votave, e ndjekur nga Partia e Socialiste e Serbisë (SPS) e ministrit të jashtëm Ivica Daçiq me 10,7%.

Sipas përllogaritjeve, në Kuvendin e Serbisë SNS e Vuçiq do të ketë 180 deputetë, ndërsa Daçiq 30 deputetë.

Po ashtu, në këto zgjedhje disa parti opozitare i bojkotuan zgjedhjet. Ato e akuzuan Vuçiq për një stil qeverisës gjithnjë e më autokratik dhe për kufizime në lirinë e zgjedhjes.

Zgjedhjet u bojkotuan nga opozita e udhëhequr nga Lidhja për Serbinë e Dragan Gjilas. Ky i fundit theksoi se Serbia i tha “jo” regjimit të Vuçiq.

Dragan Djilas, një ish-kyebashkiak i Beogradit i cili tani drejton Partinë e Lirisë dhe Drejtësisë (SSP), e ka etiketuar zgjedhjet si një “votim rreng dhe tallës“, duke thënë se partisë së Vuçiqit, në media do të thotë që votuesit nuk mund “të dëgjojnë diçka ndryshe“.

Një aktivist tjetër i opozitës, Dobrica Veselinoviq i lëvizjes “Mos lejoni që të mbytet Beogradi”, i tha BBC-së se “kushtet e padrejta” ishin prapa vendimit të forcës së tij për të bojkotuar zgjedhjet.

Ndërkohë, Tanja Fajon, e cila kryeson delegacionin e PE për marrëdhëniet me Serbinë, i tha BBC-së se i vjen keq për mungesën e partive të Aleancës në votim. “Është e rëndësishme që pas zgjedhjeve të sigurohemi se do të ketë një dialog të vërtetë në parlament, dhe ne nuk do të futemi përsëri në situatë kur opozita është në rrugë dhe jo duke punuar në parlament”.

“Serbia është një vend thellësisht i polarizuar, shumë njerëz që janë të pakënaqur kanë frikë të shprehin mendimet e tyre. Nëse keni një qeveri e cila është shumë e fortë, me opozitarizëm tejet të fragmentuar, është e vështirë të keni një demokraci të duhur”, tha Fajon.

Pjesëmarrja në votime

Përveç bojkotit të një pjese të opozitës serbe, jehona e votuesve llogaritet të jetë mbi 44,3%.

Megjithatë, të dhënat ende të paplota flasin për një pjesëmarrje më të ultë të votuesve sesa në zgjedhjet e mbajtura në vitin 2016. /Gazeta Sinjali